Fluks në pediatrinë e Vlorës, mjekët: Shtimi i rasteve, nga kontaktet në çerdhe e kopshte

6 Dhjetor 2021 | 16:03

50-60 vizita në ditë regjistrohen pranë repartit të pediatrisë në spitalin rajonal në Vlorë. Sipas mjekes pediatre është rritur numri i fëmijëve të prekur me virusin ‘gojë-duar-këmbë’, që prek moshat nga 1-10 vjeç.

Për shtimin e rasteve të pacientëve të vegjël në pediatrinë e Vlorës, mjekët shohin si shkak kryesor qëndrimin e një numri të lartë fëmijësh në ambiente të mbyllura në kopshte dhe çerdhe.

“Infeksioni viral nga virusi koksaki ka sjellë shtim të rasteve. Para pandemisë rastet ishin të pakta, ndërsa kohët e fundit kemi një shtim, ku dy muajt e fundit ne keni vizituar rreth 30 fëmijë me këto simptoma”, tregon mjekja pediatre.

Mjekja gjithashtu jep këshilla sa i përket këtij virusi ngjitës. Sipas saj, është i domosdoshëm izolimi i fëmijëve të sëmurë deri në shërimin e plotë të tyre.

“Ky virus paraqitet si një infeksion viral; tri ditët e para qëndrojnë në shtëpi dhe nënat bëjnë një menaxhim temperature duke marrë këshilla nga mjekët. Kur fëmija shfaq shenjat, ne japim këshillat për ushqyerje të shëndetshme, hidrim që të mos të shfaqen infeksione sekondare. Shenjat janë disa elementë herpetikë, në buzë, në gojë, në fyt dhe në shputën e këmbës dhe pëllëmbë. Duke qenë një sëmundje shumë ngjitëse, këshillojmë deri në shërim të plotë, të mos shkojnë në institucion dhe jo kontakte me fëmijë të shëndoshë”, thotë mjekja.

Edhe pse pjesa më e madhe e fëmijëve e kanë kaluar me simptoma të lehta këtë virozë, ka pasur raste ku është dashur një periudhë izolimi deri në 15 ditë në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026