Fluks nga gripi në poliklinika, Shiroka: Çdo moshë e prekur. Ka mbivendosje virusesh

30 Janar 2024 | 16:19

Pas dyerve të mjekut të familjes apo atij pediatër në poliklinikat e kryeqytetit ndeshesh me radhë dhe pacientë të shumtë që kanë nevojë për ndihmë mjekësorë si pasojë e prekjes nga gripi dhe viroza të stinës.

Në poliklinikës numër 3, java ka nisur me fluks të shtuar ku vetëm një mjek ka vizituar 70 pacientë, mes tyre ka patur dhe raste të rënda.

“Gripi dhe virozat e stinës janë në momentin më të lartë në numër të shfaqjes së tyre në  popullatë. Mbushin përditshmërinë format janë nga të lehtat mesataret, për fat të keq dhe të rënda. Janë në të gjithë grupmoshat pa dallim. Shohim forma të rënda tek bebet e vogla, po shohim çdo ditë e më shumë një numër të rritur dhe simptoma të shprehura”, tha Bruna Shiroka drejtore e QSH,nr 3 .

Kohëzgjatja e sëmundjes dhe agresiviteti i saj ndonjëherë shkaktohet nga mbivendosja e disa virusve që janë në qarkullim.

“ Përzierja e Covid me viroza të tjera bën që shumë shpesh të mbivendosen dy viruse njëkohësisht dhe padiskutim klinika do jetë më e fuqishme”,-tha tha Bruna Shiroka drejtore e QSH,nr 3.

Problem mbetet, mos kontakti me mjekun që në fillimin e simtomave dhe nisja e mjekimeve pa konsultën e mjekut deri në shfaqjen e komplikacioneve.

Në të gjithë vendin numri i vizitave tek mjekët e familjes i ka kaluar 18 mijë në një javë.  Nuk mungojnë as shtrimet në spitale. Ekspertët parashikojnë që kjo situatë me numër të shtuar rastesh të zgjas së pa paku deri në mesin e shkurtit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026