Kur pritet të arrijë piku i gripit? Flet drejtoresha e ISHP

23 Janar 2024 | 18:55

Rastet me grip janë shtuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit në vendin tonë, teksa moshat më të prekura kanë fëmijët dhe të moshuarit.

Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së tha në një intervistë për Euronews Albania se asnjë shenjë klinike nuk duhet neglizhuar veçanërisht tek këto dy mosha vulnerabël, ndërsa rekomandoi konsulta të vazhdueshme me mjekun e familjes.

Ajo shpjegoi vendi është ende larg pragut epidemik që pritet të arrihet në 2 javët e para të shkurtit.

“Komunikimi me mjekun e  familjes nuk duhet të mungojë në këtë kohë, për të qenë vigjilent për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike. Shihet një tendencë në rritje me 10-11 për qind, jemi larg pragut epidemik edhe pse jemi në një  intensitet mesatar të përhapur. Javët e fundit të janarit dhe 2 javët e para të shkurtit janë në pragun epidemik”, tha Tomini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026