Fluksi i të sëmurëve me COVID-19 detyron ministrinë të vërë në gatishmëri mjediset e ish-kirurgjisë në QSUT
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se është gati të hapë mjediset e ish-kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) për të përballuar fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19 dhe nëse do jetë e nevojshme do të rihapë edhe Spitalin Shefqet Ndroqi.
Lajmin e dha ministrja Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp, teksa njoftoi gjithashtu heqjen e kufizimeve për shërbimin e transportit urban dhe ndër-urban.
Vetëm javën që lamë pas u regjistruan 9 viktima dhe mbi 400 të infektuar të tjerë, ndërsa totali i bilancit të pandemisë në Shqipëri bën fjalë për 45 viktima dhe rreth 2,000 të infektuar, ku aktualisht 80 persona janë të shtruar në spital.
Përballë një vale të re që është shfaqur dy javët e fundit, ministrja Manastirliu siguroi se autoritetet kanë përgatitur disa skenarë.
“Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-kirurgjisë në QSUT për të përballuar fluksin në rritje dhe jemi duke rekrutuar stafin mjekësor që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës,” – deklaroi Manastirliu duke apeluar sërish qytetarët të shtojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në muajin mars, ministria zhvendosi shërbimin e Spitalit Shefqet Ndroqi në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe përshtati mjediset atje për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.
Për të mos detyruar sërish që pacientët e Sanatoriumit të zhvendosen në qytet tjetër, ministria ka vënë si fillim në gatishmëri ish-mjediset e kirurgjisë në QSUT, mjedise të cilat u përshtatën së fundmi me një ndërhyrje nga qeveria.
Data 23 qershor i jep fund gjendjes së fatkeqësisë natyrore e vendosur dhe zgjatur disa herë që prej muajit nëntor 2019 pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Richter.
Megjithatë ministrja Manastirliu siguroi se autoritetet shëndetësore “nuk do ta ulin gatishmërinë në përballjen me COVID-19” dhe se “të gjitha masat e marra në kuadër të epidemisë do të mbeten në fuqi”.
“Do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit,” – u shpreh Manastirliu.
Në fund të deklaratës së saj, ministrja Manastirliu njoftoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të hequr kufizimet për transportin publik.
Megjithatë Manstirliu tha se udhëtarët duhet të udhëtojnë me maska, ndërsa shërbimi do të duhet të zbatojë protokolle të veçanta.
Shërbimi i transportit qe parashikuar të hapej më 15 qershor, por pas prirjes në rritje të rasteve të reja vendimi u shty, ndërkohë që shoqatat e transportit kanë protestuar për kushtet e forta të vendosura për shërbimin.
Aktiviteti me kapacitet të reduktuar i vë ata në vështirësi ekonomike dhe për këtë prej javësh shoqatat i kanë kërkuar qeverisë reduktim taksash dhe subvencione, në të kundërtën nuk do të dalin në punë.
Lexoni gjithashtu:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk