Fluturimet jashtë vendit reduktohen në 80%, disa linja udhëtime vetëm në fundjavë
Masat kufizuese të ndërmarra nga vendet e BE sa i takon situatës së krijuar nga Covid19 kanë ndikuar edhe në reduktimin e fluturimeve. Ne aeroportin Nënë Tereza ky numër është ulur në masën 80% ku pjesa më e madhe e linjave kryen fluturime gjatë fundjavës për shkak të numrit tejet të vogël të udhëtarëve që lëvizin.
Kufizimet kanë prekur edhe linjat e shteteve si Austria dhe Italia të cilat kanë reduktuar në masë numrin e fluturimeve. Megjithatë në këto shtetet si dhe në pjesën më të madhe të BE fluturimet bëhën mbi bazën e disa kritereve.
Kështu mundësi për të udhëtuar kanë vetëm personat që janë rezidentë në BE, disponojnë nënshtetësi europiane apo nëse janë të pajisur me dokumente të veçanta qëndrimi.
Ndërkohë përjashtim bëjnë shtete si Turqia apo Serbia ku dhe numri i fluturimeve nga Shqipëria është më i lartë.
Shtimi i rasteve të personave të infektuar me Covid19 e kanë identifikuar Shqipërinë si zonë e kuqe. Nisur nga kjo situate BE ka aplikuar masa kufizuese që kanë ndikuar edhe uljen në mënyrë drastike të numrit të fluturimeve, që edhe në fundjavë nuk i kalon më shumë se 25 udhëtime në ditë.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut