Foda vlerëson lojtarët e thirrur: Kemi një ekip të mirë, të luajmë të bashkuar

1 Shtator 2025 | 19:19

Kosova ka nisur përgatitjet në prag të ndeshjes së parë kualifikuese drejt kupës së botës, ku të premten ndeshet me Zvicrën në transfertë. Më herët trajneri Franco Foda publikoi listën me lojtarët e thirrur, ndërsa këtë të hënë iu përgjigj interesit të gazetarëve.

“Jemi në grup shumë të vështirë. Zvicra, Sueda e Sllovenia janë ekipe me shumë cilësi. Pavarësisht këtyre, gjithçka është e mundur. Ne kemi cilësitë tona po ashtu. Vendi i parë kualifikohet direkt, por ekziston edhe mundësia që nëpërmjet play-off. Do të shohim si do të shkojë, ne luajmë futboll, jetojmë për futbollin”, tha Franco Foda, trajner i Kosovës.

Më tej tekniku analizoi duelin hapës të këtij rrugëtimi atë ndaj kombëtares helvete.

“Do të fitojmë apo jo, kjo shihet ditën e ndeshjes. Nuk jam parashikues, por sigurisht kemi ndërtuar ekip të mirë dhe kemi vetëbesim, pasi në ndeshjet e kaluara kemi treguar lojëra të mira. Zvicrën e njohim mirë, por vendimtare është si do të paraqitemi në fushë. Nëse paraqitemi të bashkuar kam besim që do të fitojmë ose së paku të barazojmë”, shtoi Foda.

Kosova bën pjesë në grupin B kualifikues të Kupës së Botës së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026