“Fol, Fol”- Festimi i Yamal pas super-golit, me kë e kishte talenti spanjoll
Lamine Yamal iu kundërpërgjigj komenteve para ndeshjes nga francezi Adrien Rabiot, teksa 16-vjeçari bëri histori me golin e tij mahnitës për të ndihmuar Spanjën të arrijë në finalen e Euro 2024.
Sipas mediave të huaja, Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionatit Evropian për meshkuj, pasi goditja e tij ndriçoi gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Francës, me Spanjën që arriti të fitojë me rezultatin 2-1 .
Adoleshenti mbërriti në Euro 2024 pas një sezoni me Barcelonën dhe vazhdoi paraqitjet e tij mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, por goli i tij kundër Francës ishte momenti i tij më i madh deri më tani.
Pas golit, Yamal iu afrua një kamere televizive dhe bërtiti: “Fol tani! Fol tani!”. Komentet e tij u interpretuan se i referoheshin mesfushorit francez Rabiot.
Kur u pyet për fjalët e tij gjatë festimeve, adoleshenti tha: “Festa ime? Ishte për personin që e di se është për të”.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për të ndihmuar ekipin që është në finale. Në fund të fundit, nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi fjalëve. Unë i kam ndihmuar skuadrës”, tha ai.
Para gjysmëfinales, Rabiot tha se Yamal kishte më shumë për të provuar kundër Francës.
“Ne kemi parë se ai është një lojtar që mund të përballojë presionin,” tha Rabiot këtë javë. “Ai ka shumë cilësi. Megjithatë, është gjithmonë e vështirë të përballosh një gjysmëfinale në një turne si ky.
Na takon neve t’i bëjmë presion, të mos e lëmë të ndihet rehat dhe t’i tregojmë se për të luajtur finalen e një Europiani, ai do të duhet të tregojë shumë më tepër nga sa ka bërë deri më tani”, tha ai më tej.
Kujtojmë se me golin e tij, anësori theu një rekord 20-vjeçar në Euro 2004. Atëherë 18-vjeçari Johan Vonlanthen shënoi për Zvicrën kundër Francës, katër ditë pasi Ëayne Rooney vendosi një rekord duke shënuar kundër zviceranëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump për publikimin në kohë të dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS