Gjermanët firmosin peticionin, kërkojnë të riluhet ndeshja me Spanjën
Tifozët gjermanë nuk janë pajtuar aspak me vendimin e arbitrit Anthony Taylor në duelin me Spanjën, i cili i mohoi një penallti panzerave, vendim të cilin edhe pse kanë kaluar disa ditë, ai ende nuk e ka analizuar. Në Gjermani, tifozët kërkojnë që ndeshja të riluhet, si dhe gjyqtari britanik të përjashtohet nga UEFA, ndërsa deri më tani, mbi 350 mijë tifozë kanë firmosur peticionin në fjalë. Ata e kanë marrë tepër seriozisht këtë cështje, ndërsa dokumentacionin e plotë do ta nisin në qeverinë evropiane të futbollit, por gjasat janë thuajse zero që dicka të ndodhë.
Tifozët mendojnë se ata u dënuan nga vendimi i Taylor, i cili e cilësoi jo penallti prekjen e topit me dorë nga mbrojtësi Cucurella brenda zonës së rreptësisë. Episodi në fjalë u regjistrua në kohën shtesë, aty ku Musiala goditi nga jashtë zone një top që po shkonte drejt cepit të portës, që u duk i pakapshëm nga portieri Simon, ndërsa Cucurella me dorën hapur i preu udhë sferës.
Arbitri e cilësoi të pavullnetshme, ndërsa reagime kishte dhe nga tifozët spanjollë, të cilët pohuan se aksioni ishte i pavlefshëm, pasi më herët Fullkrug ishte në pozicion të parregullt. Firmat e mbledhura pritet të shkojnë mbi gjysmë milioni, por dhe më herët është konfirmuar se peticione të tilla nuk kanë rezultat.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit