Fondi për banesa sociale, ndërtuesit mund ta japin masën 3% në projekte të ndryshme

3 Qershor 2024 | 17:24

Masa prej 3% për strehimin social mund të zhvendoset në projekte të ndryshme nga ndërtuesi.

Tashmë në fletoren zyrtare është publikuar ndryshimi në përcaktimin e rregullave për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale, i cili për herë të parë bën të mundur që një ndërtues në momentin që aplikon për leje ndërtimi, të jap sipërfaqen që i detyrohet shtetit në projekte të tjera që janë të përfunduara.

“Në rast pamundësie për ta dhënë në sipërfaqen ndërtimore  të banimit që ndërtohet, subjekti privat e jep atë  menjëherë në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi, në përputhje me normat e projektimit të banesave, përfunduar dhe certifikuar me dokumentin e pronësisë, duke e ekuivalentuar në vlerë monetare, sipas çmimit referues të pasurisë paluajtshme “ndërtesa” për zonën ku po ndërtohet, për të cilin është dhënë leja ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në kontratën paraprake midis njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit që paraqet kërkesën për leje zhvillimi dhe ndërtimi, përcaktohet mënyra e përfitimit të fondit publik të banesave sociale, e cila mund të jepet edhe në vlerë monetare sipas çmimit referues të pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, fondi kalon nga investitori në llogarinë e posaçme të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në favor të fondit publik të banesave sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026