Fonseca premton “luftë” Interit: Milanit i duhet një sulmues, do bëj krenarë tifozët
Sezoni i ri pritet të sjellë një Milan ndryshe, me një trajner që preferon lojën sulmuese, ndërsa këtë të hënë është prezantuar Paulo Fonseca. Portugezi ka analizuar detyrën e re, vështirësitë që e presin, si dhe atë cka dëshiron të arrijë në krye të ekipit të djallit. Në konferencën për shtyp ai është shprehur i lumtur për detyrën e re, ndërsa pohon se përgjegjësia është e madhe.
“Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë. Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët”.
Më tej, Fonseca ka folur rreth kundërshtarit të urryer të kuqezinjve, Interin, ndaj të cilit premton maksimumin.
“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti. Në lidhje me Interin mund të them se premtoj që do të luftoj në çdo ndeshje për të fituar. Dhe ndaj Interit nuk do të jetë ndryshe. Ata janë të fortë, por ne duhet të luajmë me kurajo, pa patur frikë nga asgjë dhe me ambicien për të fituar gjithmonë”.
51-vjecari ka firmosur për 3 sezone me Milanin, ndërsa vjen pas një aventure të suksesshme tek Nice, ndërsa drejton ekipe futbolli prej afro dy dekadash. Ky është ekipi më i madh në karrierën e tij, ndërsa më tepër ka qëndruar në ligën vendëse, me ekipe si Porto, Braga, Aves apo Pacos Ferreira.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)