Forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor
Forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor më të madh në Evropë, thanë zyrtarë të Ukrainës.
Aksioni vjen disa orë pasi një zjarr shpërtheu në uzinën e Zaporizhzhia, qytet në juglindje të Ukrainës.
Sipas autoriteteve zjarri është nën kontroll.
“Europa duhet të zgjohet tani, centralit më të madh bërthamor në Evropë iu vu zjarri, tanket ruse i vunë flakën njësive nukleare. Këto janë tanke të pajisura me imazhe termike, kështu që ata e dinë se ku po sulmojnë, ata po përgatiteshin për këtë aksion”, ka thënë presidenti ukrainas Zelensky.
Një zjarr ka shpërthyer disa orë më parë në këtë central – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse.
“Personeli operacional është duke vëzhguar situatën e njësiteve të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal për mediat, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
Çfarë duhet të dini për këtë central bërthamor?
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është më i madhi në Evropë.
Ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6,000 megavat – ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.
Ndërtimi i këtij centrali filloi në vitin 1979 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Janë gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët në vend, i fundit prej të cilëve u vu në punë në vitin 1995. Këta reaktorë kanë një jetëgjatësi nga 40 deri në 60 vjet.
Në kohë normale, Zaporizhzhia mund të prodhojë rreth 20% të të gjitha nevojave të Ukrainës për energji elektrike dhe gjysmën e energjisë së saj bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar