Forumi për Dialogun Politik: Po punojmë për një marrëveshje të partive të opozitës për kodin e ri zgjedhor

21 Prill 2026 | 19:54

Forumi për Dialogun Politik ka deklaruar këtë të marte se po punon për një marrëveshje të partive të opozitës për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Sipas forumit gjatë javëve të shkuara kanë biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kanë arritur një marrëveshje në parim.

Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare. Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete.

Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare.

Forumi vlerëson lart qëndrimin konstruktiv të partive opozitare. Ky është një hap i rëndësishëm pozitiv për një opozitë më të fortë e të besueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026