Foshnja me 26 gishtërinj, teologu: Ky është mëkat i trashëguar i familjes

21 Shtator 2023 | 09:01

Prindërit e një foshnje që ka lindur në Indi me 26 gishtërinj e kanë quajtur atë rimishërimin e një perëndeshë hindu.

Vajza e vogël, e cila ka lindur në një spital në Bharatpur, në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë.

Ndërsa mjekët e kanë përshkruar gjendjen e saj si një anomali gjenetike, familja e saj thuhet se është e kënaqur dhe e kanë quajtur publikisht versionin e rilindur të Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i të cilës është afër vendit ku lindi vajza.

Teologu Miron Çako tha në emisionin GoodMorning Albanians se anomalia në rastin e foshnjës së lindur me 26 gishtërinj është një mëkat i trashëguar i familjes, që mund të ketë pasur në të shkuarë martesa në gjak.

“Nga ana shkencore është një mutacion gjenetik, nuk është normale dhe një ndër shkaqet është martesa në gjak, që janë shumë të zhvilluara në vendet e Indisë. Këto anomali në doktrinën e krishterë çdo anomali psikologjike dhe fizike te njeriu është një mëkat i trashëguar, pavarësisht se fëmija nuk ka mëkate personale. Ne nuk e shikojmë këtë si diçka hyjnore, por si qortim që duhet pasur kujdes. Për krishtërimin, martesa lejohet deri në brezin e shtatë, në fetë e tjera si myslimanizmi lejohet edhe martesa me kushërirën e parë. Shkencërisht është provuar që kjo që thotë krishtërimi është më e saktë. Këto janë një lloj ndëshkimi i vetë natyrës që nuk lejon këto martesa në gjak”, tha teologu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024