FOTO/ Kush është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian
Ky është Kamber Sulçe, të cilin Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim si autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian në zonën e Salarisë.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar, i cili më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Sarchit dhe personave që e shoqëronin, ndërsa ndodheshin pranë automjeteve të tyre.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi italian ka humbur jetën në vend.
Policia ka kryer një sërë kontrollesh në vendngjarje dhe në zona të tjera, duke sekuestruar dy armë gjahu dhe automjetet e përdorura nga viktima dhe shoqëruesit e tij.
Në një stan të braktisur, në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë krimit, si dhe një çantë me pajisje të dyshuara ushtarake, përfshirë dylbi termike, dylbi me infra të kuqe, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Edoardo Sarchi, babai i dy fëmijëve, jetonte në Shqipëri prej 20 vitesh.
Ai ishte me origjinë nga Varese dhe administrator i një kompanie tullash në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Pas vrasjes, policia shoqëroi Eqerem Braçin dhe dy djemtë e tij, Gazmendin dhe Danielin, të cilët ishin bashkë me viktimën, si dhe bariun e zonës, Armir Hitoveizin.
Pas marrjes në pyetje, të katërt u lanë të lirë, pavarësisht se dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore, ndërsa për këtë ngjarje ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë armën me të cilën u qëllua për vdekje Edoardo Sarchi, pak pas mesnatës së të shtunës, në vendin e quajtur “Dilan”.
Mungesa e gëzhojave në vendin e ngjarjes, dyshimet se trupi i viktimës mund të jetë lëvizur nga vendi ku u qëllua, si dhe prezenca e bariut në atë orë të vonë të natës, janë pikëpyetjet për të cilat hetuesit duhet të gjejnë përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve