FOTO| Pamje mahnitëse nga Sheleguri i Leskovikut, dëbora “pushton” gjithçka

16 Dhjetor 2023 | 08:55

Mëngjesin e kësaj të shtune Sheleguri i Leskovikut “është zgjuar” i mbuluar nga bora. Ajo i ka dhuruar pamje mahnitëse kësaj zone.

Reshjet e dëborës duket se janë rikthyer në zonat malore dhe në juglindje të vendit, ndërkohë që ditën e djeshme është raportuar për reshje dëbore në Dardhë, Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

Në një prononcim për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha më herët se temperaturat duke filluar nga e premtja do të bien ndjeshëm duke zbritur në -5 gradë celcius.

“Dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.

Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026