FOTO| Po mbyteshin brenda kamionit, përfundojnë në spital 17 emigrantë

14 Prill 2023 | 10:50

Policia hungareze gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion me targa turke pranë kufirit jugor.

Mjeti nuk e kishte ventilimin e duhur dhe personat kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. 16 prej emigrantëve ishin nga Egjipti dhe një nga Libia.

Jetët e tyre u shpëtuan me një veprim të shpejtë pas një njoftimi nga autoritetet rumune.

Policia tha se kamionin e ka ndaluar të enjten në afërsi të fshatit Kishtelek. Një shtetas turk është ndaluar me akuzën për trafik të qenieve njerëzore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026