FOTO| Zbulohet automjeti me të cilin u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulaj

23 Prill 2023 | 20:50

Euronews Albania ka siguruar foton e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin.

Automjeti tip “Defender” ka targa angleze. Dyshohet se pasi është larguar në distancë autori ka futur motorin në “Defender” dhe me pas është larguar

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Ai ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026