Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sulmeve kibernetike të nivelit të lartë

30 Prill 2025 | 15:35

Franca ka akuzuar shërbimin e fshehtë ushtarak rus, GRU, se ka orkestruar sulme kibernetike që kanë vënë në shënjestër agjenci qeveritare, kompani private dhe Lojërat Olimpike të Parisit.

GRU ka përdorur grupin famëkeq të hakerimit APT28 për të goditur institucionet franceze që prej vitit 2021, thuhet në një raport të publikuar të martën nga agjencia franceze për sigurinë kibernetike, ANSSI.

Pre e sulmeve kanë rënë sistemet hapësinore, ato financiare, ministri dhe qeveri lokale, si dhe organizata sportive të lidhura me planifikimin e Lojërave Olimpike të mbajtura në kryeqytetin francez në vitin 2024, thotë raporti.

Sipas dokumentit, sulmet në fjalë synojnë mbledhjen e informacioneve, sidomos atyre të lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Duke reaguar, ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot shkroi në rrjetin “X” se Franca i vëzhgon, i bllokon dhe i lufton kundërshtarët e saj dhe postoi një video mbi të ashtuquajturën “lufta e heshtur” e nisur nga Rusia kundër Francës.

Burime qeveritare kanë deklaruar se sulmet kibernetike të grupit APT28 datojnë që në vitin 2015, kur transmetuesi televiziv “TV Monde” pësoi një ndërprerje si pasojë e një agresioni elektronik.

Gjithashtu, i njëjti grup është përpjekur të destabilizojë zgjedhjet franceze të vitit 2017, kur disa mijëra email-e dhe dokumente të lidhura me kandidatin fitues Emmanuel Macron, u publikuan bashkë me disa lajme që synonin keqinformimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026