Francë| Shqiptari sulmon 3 gardianë të burgut, gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike
Një 32-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhunshëm tre oficerë burgu mëngjesin e së shtunës dhe më pas kërcënoi të tjerët me vdekje të nesërmen.
Dalja e tij nga burgu Gradignan në Francë, e pritur para gjykatës penale të Bordo , nuk u bë pasditen e së martës.
Kjo pasi gjykata ka kërkuar një akt ekspertize psikiatrike për 32 vjeçarin shqiptar, i cili mësohet të ketë qëlluar një prej oficerëve të burgut me një copë xhami në fytyrë.
Si pasojë e plagëve të marra në fytyrë, shqiptari i ka shkaktuar oficerit 17 qepje.
Burri pas kësaj u përpoq të sulmonte një brigadier në mbrëmje dhe më pas të kërcënonte agjentët e tjerë me vdekje të nesërmen në mëngjes, sipas sindikatës Ufap (Sindikata Federale e Ndëshkimit Autonome), UNSa Justice.
Organizata po bën thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV) dhe po vë në dyshim vendosjen e tij në një njësi të thjeshtë izolimi.
“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” thuhet nga një përfaqësues i organizatës në një deklaratë për shtyp.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse