Frenimi i fluksit të emigrantëve, ministri i Brendshëm francez në Romë

19 Shtator 2023 | 13:02

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin mbërriti në Romë mbrëmjen e së hënës për të diskutuar krizën e fundit të emigracionit me homologun italian Matteo Piantedosi.

Vetëm pak ditë më parë, të dy ministrat kishin shprehur vullnetin e përbashkët për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të luftuar trafikantët e qënieve njerëzore.

“Çështja është politizuar tej mase. Politikanëve u duhen zgjidhje të shpejta, u duhen edhe parulla të tipit “Ne po e zgjidhim situatën”. Nuk funksionon kështu. Ne duhet t’i shpjegojmë opinionit publik se këto janë çështje komplekse që kërkojnë kohë, burime dhe zgjidhje të ndryshme. Kjo është mënyra e vetme. Nuk ka asnjë pushtim. Nuk ka asnjë katastrofë. Është diçka që mund të zgjidhet, por vendet duhet të punojnë së bashku”, tha Filippo Grandi, komisioner i UNHCR-së.

Më herët, Italia miratoi një paketë masash shtrënguese që përfshijnë zgjatjen e kohës së qëndrimit në burg për trafikantët që mund të arrestohen dhe hetohen, si dhe më shumë mundësi për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejta ligjore për të qëndruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026