“Frika për sigurinë e Kosovës”, Ramabaja: Pse Kurti kërkon takim me opozitën
Analisti Sadri Ramabaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli rreth takimit që Albin Kurti pritet të mbajë me përfaqësues të opozitës në Kosovë. Ramabaja tha se ka njëmijë e një arsye se përse Kurti duhet të bisedojë me politikanët e përgjegjshëm të opozitës.
Ai tha se situata në të cilën ndodhet Kosova ka nevojë për një unitet të veçantë politik ndërsa shtoi se siguria është një çështje e cila gjithashtu duhet diskutuar e duhet të merren masa në javët në vijim.
“Ka njëmijë arsye për të thirrur opozitën për t’u takuar me politikanët e përgjegjshëm, qofshin ata të opozitës parlamentare apo jo. Situata të cilën po kalon Kosova ka nevojë për një unitet të veçantë politik. Fakti që legjislatura ka ngecur, apo dhe një varg ligjesh që nënkuptojmë marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të votohen nga një shumicë absolute.
Është shumë e qartë se asnjë qeveri në një legjislaturë të tillë parlamentare nuk do arrijë ti bëjë të tillë. Kur dëmtohet Kosova jo thjesht në rrafshin financiar, duke mos votuar disa ligje në këtë sferë, por edh enë rrafshin material.
Kjo është një nga temat që na tregon se si mund të dilet nga kjo situatë, meqë Partia Demokratike ka treguar se nuk do votojë për asnjë ligj. Tema të tjera do duhet të kenë të bëjnë me sigurinë dhe për masat që duhet të merren në javët në vijim”,-tha Sadri Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer