“Gabim i presidentes”, Taravari: Dokumenti që ka nënshkruar Silianovska shkruan RMV

13 Maj 2024 | 10:35

Arben Taravari nga koalicioni opozitar vlen në RMV konfirmoi në një intervistë për Euronews Albania se qeveria e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të formohet si një koalicionin mes VMRO-DPNME dhe VLEN.

Ai komentoi betimin e presidentes së re, nga radhët e DMPNME e cila shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë betimit duke iu referua vetëm si Maqedoni.

Taravari tha se është një gabim i presidentes pasi marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen, ndërsa shtoi se përdorimi i emrit Maqedoni deklarativisht nuk është e ndaluar.

“Mendoj se është një gabim i presidentes së marrëveshjet ndërkombëtare duhet të përfillen. Në letrën që ka nënshkruar është e shkruar RMV edhe pse nuk është e ndaluar deklarativisht nga çdokush prej nesh të përdorë republika e Maqedonisë. por betimi, dokumenti që ka nënshkruar është RMV kështu që nuk ka kontestim ndaj marrëveshjes së Prespës dhe askush nuk mund ta kontestojë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026