Fshati në Gramsh pa shkollë, 10 nxënësit e vetëm udhëtojnë 2 km për të mësuar
Fshati Cërrujë e Sipërme në Rrethin e Gramshit nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjëherë shkollë 9-vjecare apo të mesme dhe kjo për shkak të numrit të pakët të nxënësve.
Aktualisht 10 fëmijë të fshatit detyrohen ta ndjekin shkollë në fshatin Drizë, 2 km larg vajtje-ardhje. Çdo ditë, veç lodhjes fizike, fëmijët rrezikohen edhe nga qarkullimi i automjeteve që lëvizin në aksin rrugor Gostimë-Gramsh. Fëmijët thonë se e ndjekin shkollën rregullisht, në ditë me shi e diell.
“Këtu nuk ka shkollë sepse kushtet nuk janë të mira dhe nxënës ka shumë pak. Rreth 10 veta jemi që shkojmë në Drizë për mësim. Kush ka mundësi i çojnë prindërit me makina, ndërsa të tjerët shkojnë në këmbë”, thotë një nxënës.
Agron Karaj, banor i fshatit thotë se në fshat s’ka pasur ndonjëherë shkollë, kjo për shkak të numrit të nxënësve.
“E kemi pasur midis dy fshatrave ne Drizë dhe atje shkonim të gjithë. E kemi kërkuar, por është numër i vogël dhe nuk ka mundësi të hapet”, shprehet ai.
Nga ky fshat janë larguar dhe po largohen me dhjetëra banorë, kryesisht të rinj. Fshati Cërrujë nuk është i vetmi në rrethin e Gramshit pa shkollë, pasi edhe në fshatra të tjerë shkollat janë mbyllur për shkak të numrit të pakët të nxënësve
LEXONI GJITHASHTU:
72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës
Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 17:03 Sulmohen gazetarët në Bregun Perëndimor, arrestohen 4 persona
- 16:51 Luajti para pak ditësh në Kupën e Botës, mesfushori Jayden Adams ndërron jetë në moshën 25-vjeçare
- 16:42 72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës
- 16:40 Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani
- 16:33 Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori