Fshihet në Dubai, kush është “Pole qorri”, në kërkim për vrasjen e Gentjan Bejtjas
Flodian Plaku, 41 vjeçari nga Vlora është një prej personave të përtfshirë në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.
Plaku, i cili njihej në qytetin e lindjes me nofkën “Pole qorri”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet që 41 vjeçari të jetë larguar drejt Dubait, vend i njohur si pikëstrehimi për personat e lidhur me krimin.
Flodian Plaku, një prej katër atentatorëve të vrasjes së Bejtjas, njihet gjithashtu edhe me dy mbiemra të tjerë, Mamo dhe Serjani.
Kujtojmë që Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur të policisë në zonën e Fushë Krujës, është ekzekutuar në mars të këtij viti, në një atentat me armë zjarri brenda oborrit të shtëpisë së tij në Larushk.
Dyshohet se autorët pasi kanë rënë në gjurmët e Gentjan Bejtjas, kanë qëlluar me 4 automatikë kallashnikov.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar