Ftesa e Kurtit për takim për çështjen e presidentit, Tahiri: Po mundohet të çorientojë opozitën
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ftesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj opozitës për çështjen e presidentit. Tahiri shkruan se kjo është një përpjekje e Kurtit për të përmbysur narrativën e bllokadës që ka krijuar dhe për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai më tej shton se sipas tij Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe të çorientojë opozitën.
“Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën.
Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, shkruan Tahiri.
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi
- 18:12 Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
- 17:59 Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
- 17:56 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 17:55 Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur