Funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese, Aurela Anastasi: Janë 25 çështje me impakt politik që presin vendim

24 Dhjetor 2020 | 06:33

Konstitucionalistja Aurela Anastasi u shpreh për Euronews Albania se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në momente të përplasjeve të rëndësishme institucionale e ka thelluar krizën në vend.

Ajo u shpreh se janë 25 çështje të rëndësishme që presin të gjykohen në seancën plenare, mes të cilave çështje me impakt politik që lidhen me kushtetutshmërinë e vendimeve të institucioneve.

“Gjykata Kushtetuese është e vërtetë që nuk u ndodh në rastet e përplasjeve të rëndësishme institucionale, ose le të themi të dialogut, të debatit institucional, ajo nuk ishte funksionale. Kjo mund të ketë sjellë edhe një farë ndorje të subjekteve që mund t’i drejtohen asaj dhe nuk iu drejtuan në të gjitha rastet. Ka disa çështje me rëndësi politike që kanë impakt në fushën politike, që presim të gjykohen dhe ato kanë kaluar fazën e seleksionimit paraprak të kërkesave prej kolegjeve dhe janë në pritje të shqyrtimit nga seancat plenare. Do të shohim sesi do të vijojë më tej. Mesa di unë nga shqyrtimi dhe filtrimi i kërkesave në kolegjin e seleksionimit të prapambetura ka vetëm 25 çështje dhe presin të gjykohen. Disa kanë impakt politik”, u shpreh ajo. 

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta përzgjodhi Përparim Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Me lëshimin e këtij dekreti nga kreut i shtetit, Kushtetuesja u bë me gjashtë anëtarë, duke iu rikthyer funksionalitetit pas një kohe të gjatë pezullimi.

Lexoni gjithashtu:

Meta dekreton anëtarin e 6-të, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale

‘Gur kilometrik drejt konsolidimit të shtetit ligjor’, ambasadori gjerman përshëndet plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026