Fuqizimi pas pandemisë, zv.kryeministri i RMV-së Fatmir Bytyçi rendit sfidat në “Balkan Talks”
Minimizimi i efekteve të krizës ekonomike dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë Covid-19 janë prioriteti absolut i qeverisë së re. Kështu u shpreh Zv.Kryeministri për Çështjet Ekonomike në Maqedoninë e Veriut Fatmir Bytyqi, gjatë intervistës për emisionin Balkan Talks.
Zv.Kryeministri Bytyqi tregoi se Maqedonia e Veriut ka injektuar në ekonomi paketën e katërt në ndihmë të ekonomisë dhe se çfarë duan të arrijnë nëpërmjet këtyre paketave.
“Paketat ekonomike në vetvete përfshinin pjesë të ndryshme të ekonomisë, por synimi ynë ishte të mbanim numrin e të papunëve në nivelin sa më të ulët të mundshëm,”- u shpreh Bytyqi.
Ai tregoi se në dy tremujorëshat e parë të vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje të të papunëve me 0.5%, ndërsa në tremujorëshin e tretë ka qenë 1% . Sipas tij, kjo është një shifër e papërfillshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
I pyetur nga gazetari Franko Egro për prioritetin në zhvillimin ekonomik të njëtrajtshëm në gjithë territorin dhe te të gjitha etnitë z. Bytyqi tha se ekonomia nuk njeh etni.
“ Ne gjatë përgatitjes së buxheteve mundohemi që shpërndarja e fondeve të jetë adekuate në bazë të zhvillimit, dhe pikërisht këtu është aftësia e rajoneve më pak të zhvilluara që të bëjnë më shumë për të përthithur fonde më shumë,”- u shpreh zv.kryeministri i RMV-së
Një tjetër çështje e bisedës ishte bashkëpunimi rajonal ekonomi ose siç është quajtur ndryshe “minishengeni ballkanik”. Bytyqi u shpreh se kjo zonë më e madhe do e bëjë të gjithë rajonin më të konkurrueshëm ndaj ekonomisë globale.
“Mendoj se me marrëveshjen e fundit ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës gjërat do fillojnë të ecin pak më shpejt, sepse edhe ai momenti i fundit politik që u jepte ngërç këtyre iniciativave tani do zhbëhet,”- theksoi Bytyqi.
Bytyqi tregoi edhe përfitimet direkte të Maqedonisë së Veriut nga minishengeni ballkanin, të cilat përfshijnë fushën e energjetikes.
“Ne si qeveri jemi të interesuar dhe e shohim veten si një hap energjetik në rajonin e Ballkanit Perëndimor ose vendet ku do shtrihen interkonjeksionet e gazit apo dhe resurseve të tjera energjetike,”- tha Fatmir Bytyqi duke nënvizuar se çdo shtet në rajon duhet të shohë fushën të cilën kërkon të zhvillojë.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë