English

Gabimisht i famshëm, punimet artizanale shkojnë në Javën e Modës në New York 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Artizani indigjen meksikan dhe stilisti Alberto Lopez e kishte bindje prej kohesh që të bëhej një endës tradicional, por e mundonte një fakt: artizanët që punonin në fshatin e tij të varfër në malet e harlisura të jugut të Meksikës ishin të gjitha gra. 

- Advertisement -

I pavendosuri Lopez, e bindi nënën e tij që ta lejonte të largohej nga fushat e misrit – vendi i duhur për burra si ai – dhe të përqafonte pasionin e tij për të bërë rrobat e hershme të vjetra, të njohura si huipila.

Një botë larg, në San Cristobal de las Casas, një qytet kolonial i njohur për kulturën e tij indigjene të Majës, Lopez ka një studio ku ai bën huipila të punuar me dorë nga pambuku ose fije leshi, me pigmente natyrale për të krijuar modele që shpërthejnë me ngjyra.

Ai shpjegon se huipila, të përdorura tradicionalisht nga gratë, por edhe një veshje që ai vetë pëlqen ta përdorë, mund të zgjasë deri në një vit për ta punuar dhe realizuar përfundimisht, dhe përpos kohës, kërkon vëmendje për realizimin me përpikëri të detajeve.

“E vërteta është se kur përqendrohesh në këtë gjë, harron gjithçka. Është si një terapi; ti mbushesh me emocione për ta bërë atë, dhe do ta shohësh se si duket kur mbaron punën. Për shembull, unë mund të gërshetoj e gërshetoj dhe nganjëherë nuk ha, sepse dua ta shoh të përfunduar”, thotë z.Lopez

Por stilistin indigjen e bëri të famshëm një gabim. Mjetet e komunikimit menduan se krijimet e tij huipila, tipike të zonës, do të shfaqen në Javën e Modës në NY.

Madje, dhe vetë ambasadori i SHBA-së në Meksikë, Christopher Landau, e uroi për pjesëmarrjen, por në të vërtetë krijimet e tij etnike do të sfilojnë në një event dedikuar komuniteteve të vendit, në American Indian Fashion through the Feathers, që do të mbahet në New York më 2 shkurt.

Gabimi, që u bë nga kompania organizatore e eventit që quhet Neë York City Fashion Week, nuk e trishton këtë të ri, përkundrazi, për 31-vjeçarin nga Chiapas, është një krenari të mund të përfaqësosh shtetin dhe vlerat e punës së kolegëve artizanë.

Lopez nuk e kupton ende se si mund të jenë ngatërruar, dhe sqaron se viza që i është dhënë për të udhëtuar drejt SHBA-së nuk ka lidhje me Javën e Modës në NY, por me eventin e Universitetit të Harvardit, në të cilin Lopez do të marrë pjesë. Pavarësisht kësaj ai nuk e ka hequr vëmendjen nga puna e tij, që e bën të krijojë një dialog ndryshe.

“Ndonjëherë kur jam vetëm, ose kur pëlhura është e lidhur ose kur prishet, flas me fijet e mia. Unë ndiej se pëlhurat gjithashtu ndiejnë atë që ju bëni, kështu që ndonjëherë filloj të flas me to dhe ju them atyre: pse ma bëre këtë? Pse u prishe? [Gazetari thotë: është një lidhje] Po, është si një lidhje”, thotë artizani.

Ai shton, me një buzëqeshje, se e bën këtë kur askush tjetër nuk është përreth, veçanërisht kur fillimi i punimit është i vështirë.

“Po, jam vërtet i lumtur, sepse në fund të fundit, siç mund ta shihni këtu, ne jemi të rrethuar nga malet. Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të shkoj atje (Java e Modës në New York) kaq shpejt, dhe në fakt ajo që dua është të përfaqësoj njerëzit e mi dhe gjithashtu gratë e këtij vendi, sepse shumica prej nesh janë të margjinalizuar në komunitetet tona, sepse ne jemi shumë larg. Kjo është ajo që do të bëj unë për t’i përfaqësuar. Do të shpjegoj kozmovizionin prapa secilës veshje që bëjmë, dhe jo vetëm ajo, por edhe kulturën dhe muzikën tradicionale”, shprehet ai.

Lopez ia atribuoi ftesat e tij në SBBA një videoje virale nga një dokumentar gjerman vitin e kaluar, dhe tha se i duhej të kalonte shumë peripeci për të marrë një pasaportë dhe një vizë në mënyrë që të udhëtojë drejt eventeve ku ftohet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?