“Gajdo” dhe “Tri Dimra”, shfaqje kushtuar racizmit dhe gruas

28 Prill 2023 | 19:00

Artdashësit në Tiranë do të kenë mundësi të ndjekin këtë fundjave disa shfaqje në Teatrin Eksperimental dhe Teatrin Metropol. Aktivitetet artistike nuk mungojnë dhe për fëmijët.

Ditët e bukura me diell në fundjavë do të shoqërohen me aktivitetet e kulturës, luajtur me mjeshtëri nga aktorët Shqiptarë dhe skenës së teatrove në Kosovë.

“Gadjo” e thënë ndryshe Gaxho, është një dramë, bashkëpunim me teatrin Teatri Kombëtar Eksperimental dhe Qendrës Multimedia në Prishtinë. Që prej datës 28 Prill  vepra e Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt, është një dramë kundër racizmit. Nën interpretimin e aktorëve Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku, drama Gaxho vjen nga termat e komunitetit Rom. I dedikohet të rinjve që e gjejnë forcën për të mos pranuar dhunën dhe bullizmin në kohët moderne.

Në teatrin “Metropol” nga sot në orën 19.00 deri në 30 prill do të luhet një tjerër shfaqje. E titulluar “Tri dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji të Rozi Kostani, kjo vepër vë në qendër figurën e gruas dhe zërin e saj. Tre netë të gjata dimri, në periudha historike, ku tregojnë periudhë e tranzicionit, me ngjarje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën logjike të këtyre personazheve, katër breza grashë me ngjarje personale, sekrete që mbeten për t’u zbuluar. Nën pjesëmarrjen e aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia si dhe nën interpretimin e trupës së Ansamblit Tirana.

E ndërsa për publikun e vogël, në sallën “Tonin Harapi” në liceun artistik “Jordan Misja”, vjen përralla e dashur për fëmijët “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, këtë herë më një koncept të ri.   Humori dhe magjia skenike e kësaj shfaqjeje nuk do të mungojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026