Gara e 9 nëntorit, kush janë 13 kandidatët për 5 bashki
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit që do të zhvillohen në 5 bashki të vendit, do të jenë në garë plot 13 kandidatë për kryetar bashkie.
Vetëm dy bashki, Berati dhe Tepelena kanë dy kandidatë në garë, 3 bashkitë e tjera, Vlora, Cërriku dhe Mati do të kenë një garë treshe, me kandidatët e PS që do të kenë përballë nga dy të pavarur për këto qytete.
Për Vlorën, që është edhe bashkia më e madhe ku do të votohet në 9 nëntor, kanë depozituar dokumentacion kandidimit, Brunilda Mersini nga PS, dhe dy të pavarurit Gjergji Nika dhe Dionis Sota me të fundit që mbështetet nga PD dhe partitë opozitare.
Në Berat, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë nënkryetarin aktual të bashkisë, Ervin Ceca, ndërsa opozita do të mbështes inxhinierin, Pavlo Shkarpa.
Ndërsa në Tepelenë gara do të jetë mes një ish-gardist, Gramos Sako i propozuar nga Partia Socialiste, nga ana tjetër PD dhe partitë opozitare kanë vendosur të mbështesin kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
Në Cërrik, gara do të jetë treshe, mes dy të pavarurve dhe kandidatit të PS, Florenc Doka. Nga dy opozitarët, Amarildo Hoxha do të mbështet nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, ndërsa Eligert Hima është propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Interesante paraqitet gara edhe në Mat, ky përballë një kandidati të propozuar nga opozita i regjistruar si pavarur, avokati Eduart Brahilika do të jenë dy socialistë. Altin Bojni që do të jetë me siglën e PS, në fletën e votimit dhe kryetarja e gruas socialiste për Matin Suzana Pasha e cila do të garojë si e pavarur.
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)