Gara për kreun e BKH-së, Koka: Ja 3 kandidatët potencialë
Gazetari Bledian Koka foli mbi garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që përtej të vlerësimit ndaj këtij institucioni, Koka rendit tre kandidatët e mundshëm në këtë garë.
“Duhet të flasim për rëndësinë e institucionit të BKH-së, ndoshta akoma më i rëndësishëm se SPAK. Ky insittucion ndërton në mënyrë strukturore një akuzë, një padi ose hetim.
Deri më sot ka qenë një nga institucionet që nuk ka bërë punë të keqe. Ky institucion ka pasur vullnetin e mirë për të bërë punë në një vend ku institucionet janë të shpartalluara. Tashmë ka një garë dhe duhet bërë zgjedhje mes kandidatëve.
Tre janë kandidatët potencialë të cilët mund të zgjidhen. Një është Jon Keta i cili aktualisht është zëvëndës drejtori i BKH-së, i dyti është Elton Kërluku, shef i Hetimit Kibernetik dhe Andi Pogaçe. Me dijeninë time, Keta ka mbështetjen e Arben Krajës, ndërsa Elton Luku ka simpatinë e Altin Dumanit. Përplasja për kreun e BKH-së ka çuar që Dumani të shkarkojë nga posti Arben Krajën”, tha gazetari Bledian Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet