Gara për kreun e ri të BKH, caktohet data e testimit fizik
4 Korrik 2025 |
11:12
Pas kandidimit të 13 aspirantëve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në fazën e dytë janë kualifikuar vetëm 7 prej tyre. Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që faza e tretë, ajo e testimit fizik, të zhvillohet më 11 korrik 2025.
Në testin fizik do të marrin pjesë 7 garues, ndërsa procesi do të monitorohet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve. Ndër ushtrimet që do të kryejnë kandidatët janë: vrapimi, pompat, ushtrime të ndryshme fizike, etj.
Testimi do të zhvillohet në ambientet stërvitore të repartit RENEA.
Mandati pesëvjeçar i Aida Hajnajt në krye të BKH përfundon më 31 gusht 2025.
Të kualifikuarit për vijimin e garës:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç