“Garë e këndshme mes bashkive”, analistja: Vetëm Korça me plan festash

3 Dhjetor 2023 | 20:56

Analistja e biznesit, Mira Pogaçi tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se gara mes bashkive në këtë muaj festash është e këndshme, por nuk ka informacion aq sa duhet.

Ajo theksoi se pavarësisht atmosferës së bukur në të gjitha qytetet dhe angazhimit për t’i shijuar këto festa më shumë se vitet e tjera, ende nuk ka dalë plani i festimeve, përveçse në Korçë.

“Asnjë nga bashkitë nuk e ka nxjerrë planin e festave, as Tirana dhe më vjen keq që nuk e kemi ende një plan të tillë. Vetëm bashkia Korçë ka nxjerrë planin e festave nga data 2 dhjetor, kush këndon, festa e fëmijëve, teatri, tregu festiv. Natyrisht, nëse do ta konceptojmë si produkt lokal, njerëzit që do ecin rrugëve të qytetit do shohin që ka një koncert dhe patjetër surprizat do të jenë shumë të këndshme, pastaj nëse do e shohim si një produkt turizmi, sepse Saranda kishte aspirata të mblidhte turistë, besoj Korça më së miri po e bën këtë gjë. Më vjen shumë këndshëm kur e shoh dhe është për t’u përgëzuar si hap, por ka nevojë për marketingun,” – u shpreh Pogaçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026