Gashi: Kosova duhet të durojë presionet dhe mos të humbasë territorin
Avokati Tomë Gashi është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti po përballon presionet e ndërkombëtarëve dhe të shteteve të rajonit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se duhet të durojmë presionet në mënyrë që të mos humbasim më territor të Kosovës.
Më tej ai hodhi akuza duke thënë se gjatë kohës që kanë qenë në pushtet qeveritë e mëparshme Kosovës iu mor 8250 mijë hektarë tokë.
“Nëse Albin Kurti do të ishte në vijën e Thaçit dhe të Muastafës dhe disa të tjerëve, do të thotë se ai do të ishte në rregull krejtësisht, edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe me Serbinë, por Kosova do të dëmtohej përjetësisht. Ne këto probleme nuk do t’i kishim. Kurti po përpiqet të shpëtoj atë që është e mundur nga këto marrëveshje që kanë konotacion ndërkombëtar. Meqenëse Serbia po shfrytëzon pjesën e ndërkombëtarëve, për këtë arsye Kosova po merret me të mirë dhe Kosova dhe Albin Kurti jo dhe aq. Ne duhet të jemi në gjendje të durojmë presione sepse këto janë kaluese. Ne kishim dikë tjetër në pushtet dhe i humbëm 8250 mijë hektarë sepse nuk ishin në gjendje të përballonte presionin. Kjo tokë që ishte e Kosovës përjetësisht ishte tokë që prej kohës që Kosova ka ekzistuar. Kjo tokë tani është pjesë e Mali të Zi. Kjo tokë nuk do të na kthehet pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtet”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngrihet aktakuzë ndaj 9 ish-ministrave në Malin e Zi
- Ulen tensionet në Francë, solidaritet kryebashkiakut të sulmuar
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë