Gashi: Kurti të tregohet i kujdesshëm me aleatët, negociatat me Serbinë të zgjatura
“Euronews” Serbia ka raportuar se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në agjendë, derisa “Kosova të marrë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili do t’i hapte rrugën propozimit të marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Në lidhje me këtë analisti Edon Cana në një intervistë për Euroneës Albania, theksoi se aleatët e Kosovës po kërkojnë që marrëveshjet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Është jo e vërtetë që propagandohet nga qeveria Kurti që kjo marrëveshje është shpallur anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Nuk është shpallur marrëveshja por parimet e nënshkruara bien ndesh me Kushtetutën. Aleatët tanë po kërkojnë që marrëveshjet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Armiku i Kurtit tashmë është populizmi me të cilin ai ka propaganduar.”- theksoi Cana.
Ne kemi hyrë në marrëveshje kontraktuale me shtetet sponsorizuese kur e kemi shpallur Pavarësinë dhe kjo është ajo që kërkojnë aletatët tanë, kryesisht SHBA”- shtoi Cana.
Nga ana tjetër analisti Blerim Gashi theksoi se kryeministri Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në marrëdhëniet me aleatët e Kosovës.
“Mosërputhjet me aleatët nuk çojnë deri në ndërprerjen e marrëdhënieve. Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që marrëdhëniet mos të shkojnë deri në pikën e pakthim në aleatët me SHBA. Procesi i negociatave me Serbinë është i tejzgjatur ku njohës të mëdhenj e quajnë bullizëm diplomatik dhe qasje jo të duhur”- tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës