Gati qendrat shëndetësore verore, Deda: Hapen në 1 qershor, 200 punonjës në shërbim

17 Maj 2024 | 16:25

Në të gjithë vijën bregdetare por edhe në pika turistike malore do të ketë qendra shëndetësore që do të ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë për të gjithë turistët.

Në një intervistë për Euronews Albania drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda bën me dije se gjithçka është gati.

Interesi i bluzave të bardha për t’ju bashkuar këtyre qendrave është i lartë.

Ashtu si dhe në vitet e shkuara, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të jetë në gatishmëri me pika kyçe në zonat turistike.

Në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026