Gati urgjenca e QSUT, Cani: Shërbimi nuk ka munguar, rihapemi me kapacitet të plotë

4 Qershor 2024 | 16:09

Pas zjarrit  të 11 shkurtit, që e nxori nga funksioni, Urgjenca e QSUT, do ti rikthehet punës me kapacitet të plotë brenda javës që vjen.

Drejtoresha e këtij institucioni, Alma Cani konfirmon se punimet kanë përfunduar dhe se aktualisht po testohen linjat elektrike dhe instalimet e aparaturave.

Deri më tani nga testimet nuk janë konstatuar dëme në aparatura imazherike të renda si skaner dhe rezonancë, ndërsa do të jenë ekspertët që do të thonë fjalën e fundit.

Edhe pse nuk ka funksionuar në të gjitha fushat, urgjenca e QSUT e ka ofruar shërbimin e saj për pacientët pa ndërprerje.

Në 11 shkurt të këtij viti, një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik, çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri. 30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026