Gazetari: Deklaratat e Berishës për Gonzaton lidhen me tema të vjetra
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Ardit Hoxha komentoi deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Sipas Hoxhës, deklaratat e fundit të Berishës nuk lidhen me zhvillime të reja, por me tema dhe informacione që janë diskutuar muaj më parë.
Gazetari theksoi se përplasja mes Berishës dhe ambasadorit të BE-së nuk është e para, duke kujtuar se një debat i ngjashëm ka ndodhur edhe më herët për çështje të lidhura me informacionet që lideri i opozitës pretendon se ka marrë paraprakisht.
Sipas tij, një nga shpjegimet e mundshme për deklaratat e fundit të Berishës mund të jetë dërgimi i informacioneve të reja nga Tirana drejt Brukselit, çka mund të ketë nxitur reagimin e ish-kryeministrit për t’i dhënë një mesazh diplomatit evropian.
“Në informacionet që kam unë këto deklarata të cilat i referohesh zoti Berisha nuk janë deklarata as të muajit të fundit, as të tre muajve të fundit, madje mund të klasifikohen edhe si tema të para katër apo pesë muajve. Janë tema të vjetra. Dhe ti e përmende në fillim që kjo është përplasja e dytë që zoti Berisha ka me zotin Gonzato dhe përplasja e parë ka ardhur pikërisht për këto arsye, pra për informacionet që zoti Berisha kishte marrë. I vetmi shpjegim që unë, ndoshta edhe me disa indicie që kam, për deklaratat e sotme të zotit Berisha është që mund të ketë qëndrime dhe informacione të tjera të shkuara nga Tirana drejt Brukselit dhe mund të jetë një lloj mesazhi që zoti Berisha ia përcjell ambasadorit të Bashkimit Europian, shiko, unë jam në dijeni se çfarë raporton dhe çfarë thua ti në Bruksel për mua”, tha Hoxha.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale