Gazetari deklaratë të bujshme: Si shefi i Agron Nezës më shantazhoi për 320 mijë €

31 Janar 2023 | 13:23

Gazetari kosovar Milaim Zeka tha në Euronews Albania se një rrjet agjentësh shqiptarë, duke përdorur autoritetin si njerëz me lidhje me FBI-në dhe CIA-n janë munduar të marrin shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri dhe Kosovë.

Madje Zeka tregoi dhe një rast personal, kur Faik Ymeri, një person të cilën ai e cilësoi si shefin e Agron Nezës, i kërkoi 320 mijë euro dhe i bëri shantazh duke i thënë se ekzistojnë dosje për vrasje kundër tij.

Sipas Zekës, Faik Ymeri e bënte shantazhin në emër të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale Jack Smith, i cili aktualisht po heton në SHBA dosjen e Trump.

“I njëjti rrjet më kanë shantazhuar dhe mua si gazetar, kur e kanë kuptuar që unë jam duke i gjurmuar këta njerëz. Më kanë shantzahuar dhe më kanë kërkuar 320 mijë euro, duke thënë që ne kemi dosje për ty. Ky i Brukselit u lidh me mua Faik Ymeri.

Faik Ymeri është shefi i Agron Nezës dhe i atij që njihet si spanjolli.

Faik Ymeri përmes së bijës serbe janë munduar të më shantazhojnë se gjoja unë, pronarin e shtëpisë time në Prishtinë, e kam vrarë gjatë luftës dhe më pas i kam marrë shtëpinë pas luftës.

Imagjino deri ku ka shkuar sëmundja psikike e këtyre njerëzve.

Ajo që dihet është që Agroni e ka patur mik të ngushtë McGonigal. Unë kam shumë dyshime se me Charles ka qenë i lidhur dhe Faik Ymeri. Të gjitha këto mashtrime Faik Ymeri i ka bërë ekskluzivisht në emër të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, i cili është vendosur si prokuror për të hetuar Trump”, tha Zeka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026