“Do rrëzojmë avionin”, Zeka: Si Kurti e kërcënoi Thaçin për marrëveshjen e Rambujesë
Analisti Milaim Zeka e konsideron kryeministrin Albin Kurti një anti-kosovar dhe anti-amerikan.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se gjatë kohës së luftës, Kurti e kërcënoi Hashim Thaçin për të mos nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.
Sipas Zekës, i cili i kishte dhënë telefonin e tij Thaçit për të biseduart me Kurtin, ky i fundit kërcënoi duke i thënë se nëse do të nënshkruhej marrëveshja, do të kishte pasoja.
“E para, ekzistojnë video ku Albin Kurti, para disa viteve në opozitë, thotë që shqiptarët nuk e duan Amerikën. E dyta, ekszitojnë video, ku Albin Kurti gjatë mbajtjes së konferencës të Rambujesë, ka dalur haptazi kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër marrëveshjes së Rambujesë. Albin Kurti ka biseduar në telefonin tim celular me Hashim Thaçin.
Numri im ka qenë seudez, telefoni im ka qenë i përgjuar. E ka kërcënuar në atë kohë Hashim Thaçin, që në rast se ti nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë, ne do ta rrëzojmë aeroplanin. Ky njeri, së bashku me disa komandantë të zonave, por kërcënimi i Albin Kurtit dallon nga komandantët e zonave. Ky ishte atëherë, në logjikë të njëjtë me Sllobodan Millosheviçin “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës