Gazetari detaje nga jeta e Hutrës në burg: Ka mllef! S’e duan aty, ka thyer kodet

7 Mars 2023 | 14:42

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, zbuloi detaje në lidhje me jetën në burg të kriminelit Dan Hutra, personit i cili më 1 mars ekzekutoi 3 gra si dhe plagosi tre të tjera.

Ferhati tha se as Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit në rrethin e tyre, pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre, duke vrarë në mënyrë makabër tre gra.

Gazetari shtoi se Hutra është lënë në një qeli i vetëm, kjo dhe për faktin nga rreziku që i kanoset nga mllefi që ka shkaktuar ngjarja e tij te të burgosurit e tjerë.

“Mund t’iu konfirmoj faktin se për Dan Hutrën ka pasur dhe një situatë në sistemin penitenciar.

Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale. Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre.

Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm.

Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026