Gazetari: Djali i vogël i Pëllumb Metës nuk ka prekur armën por qesen e saj

12 Mars 2024 | 09:23

Vrasja e Pëllumb Metës pak javë më parë në Durrës, ka marrë rrjedhë tjetër, ku thuhet se janë gjetur gjurmë gishtash të djalit të tij të vogël, Amarildo Meta.

Gazetari Igli Çalmeta , në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se gjurmët e gishtave të 22-vjeçarit nuk janë gjetur te pistoleta, por tek qesja me të cilën ishte e futur pistoleta.

Mes tjerash ai theksoi se testi i tre fëmijëve në poligon, nuk mund të vërtetoj se kush ka qenë vrasësi.

“Nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh te pistoleta, por gjurma e gishtërinjve të djalit të vogël është gjetur te qesja. Kjo është provë e rëndësishme. Nga ajo që kam analizuar,  eksperimentit hetimor, nga ajo që kam investiguar, është një eksperiment që nuk vlen. E para, nga informacionet që kam nuk është thënë se vajza ka përdorur armë. Ky eksperiment nuk e vërteton faktin që Hygerta është vrasëse e babait. Nuk është e thënë pse di të përdorësh armën, mund të jesh vrasëse”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026