Gazetari i ekonomisë: Tërësisht pro që bankat të kalojnë në e-Albania

23 Nëntor 2022 | 07:14

Gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli është shprehur pro kalimit të bankave të nivelit të dytë në platformën qeveritare, e-Albania.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se vetë shoqata e bankave e ka kërkuar diçka të tillë.

“Është folur shumë edhe përpara se të bëhet ky kalim për vitin e ardhshëm, bankat kanë qenë të përgatitura. Kanë qenë të përgatitura të dalin në e-Albania, madje kanë kërkuar vetë nëpërmjet shoqatës së tyre. Është një shoqatë e bankave tona tregtare, tani janë 11 banka, po fillojmë të konsolidohemi.  Dhe kjo shoqatë, duke shprehur interesat e anëtarëve të vet, që janë bankat tregtare që na shërbejnë, e kishte kërkuar vetë shprehimisht që të jemi në portalin qeveritar, ku të gjithë qytetarët shërbehen, sepse dhe ata duan të jenë sa më afër qytetarëve.

Jam tërësisht mirë dhe pro, për vetë faktin që nuk është hera e parë që vetë sistemi bankar, jo tek vendi ynë, por në vendet që janë shumë të dixhitalizuara në nivel të shërbimeve publike, për shembull Estonia zë vendin e parë në botë dhe atje bankat kishin tre vjet që luftonin me qev erinë estoneze, për t’u futur, e kërkonin ato”, theksoi ai.

Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit e-Albania dhe platformave bankare të internet banking. Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.

Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës. Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024