Gazetari i Euronews Albania raporton rreth akuzave ndaj ish-bandës së Durrësit dhe policit që vrau Klodian Rashën

10 Dhjetor 2020 | 12:01

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati gjendej pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku dhe pritet të zhvillohet masa e sigurisë ndaj efektivit të Shqiponjave, i cili i solli vdekjen 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Burimet bëjnë me dije se seanca e efektivit të Policisë do të shtyhet deri në ditën e nesërme.

Gazetari Ferhati tregoi se dhe po t’i përmbahemi kohës që parashikon Kodi i Procedurës Penale, seanca e ditës së nesërme do të zhvillohet brenda afatit 72 orësh.

“Masa e arrestit i është komunikuar efektivit mesditën e ditës së martë dhe nga ana tjetër nuk dihet ende se kush do të jetë përfaqësuesi ligjor, avokati i zgjedhur i efektivit të Shqiponjave apo do të jetë një avokat i përcaktuar nga shteti,” – sqaroi Eni Ferhati.

Ndërkaq sa i përket çështjes së zbardhur pas 15 vitesh gazetari i Euronews Albania tregoi se që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm kanë filluar masat e sigurisë për personat të cilët janë vënë nën akuzë nga SPAK-u për dy vrasjet e bujshme në vitin 2005, konkretisht për vrasjen e Klodian Saliut dhe Valdim Lames.

Burime për Euronews Albania kanë bërë me dije se deri tani janë zhvilluar dy masa sigurie për Indrit Rusin dhe Viktor Imerin.

Ndërkohë që aktualisht po i komunikohet masa edhe Emiljano Shullazit.

“Kujtoj këtu se janë dhe tre persona të tjerë mbi të cilët rëndojnë akuzat e ngritura nga SPAK-u,” – theksoi Ferhati.

Ndërkaq Plarent Dervishi dhe Lulzim Berisha janë ende të shpallur në kërkim dhe në këto kushte nuk mund të bëhet ende verifikimi i masës së sigurisë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Në orën 18.00 ndaj qëndrimin tim për vdekjen e tij tragjike

Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia

U plagos gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026