Gazetari jep detajet nga aksioni në Peqin: Ambient nëntokësor me llampa dhe ventilim të fuqishëm për kanabisin

19 Mars 2026 | 21:23

Në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati dha detaje në lidhje me zbulimin e një shtëpie bari në Peqin, e cila dyshohet se i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës. Sipas Ferhatit nga operacioni i Policisë së Elbasanit u zbulua një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin masiv të bimëve narkotike.

Gazetari tha se gjatë kontrollit në bodrum u konstatuan dy dhoma të pajisura me llampa dhe sisteme ventilimi të fuqishme, ku ishin kultivuar rreth 4.000 bimë kanabis.

“Pas ndërhyrjes në banesë, është zbuluar një ambient nëntokësor i ndarë në dy dhoma, i përshtatur për kultivimin masiv të bimëve narkotike. Bimët e gjetura matnin rreth 50–60 cm, duke treguar se ishin në fazën përfundimtare të rritjes dhe gati për vjelje. Numri i tyre shkon të paktën në 4.000. Ambienti ishte i pajisur me llampa dhe aspiratorë të fuqishëm, si dhe një sistem modern ventilimi për të maskuar aromën, duke treguar investime të konsiderueshme në infrastrukturë. Bëhet fjalë për një banesë që, sipas informacionit të grupit hetimor, në pamje të parë dukej e pashfrytëzuar, nuk mund të konsiderohej e braktisur, pasi ishte e rrethuar me gardh metalik. Nga hetimet paraprake ka dyshime se në këtë ambient janë kultivuar kanabisi edhe më parë, bazuar në amortizimin e pajisjeve. Nuk dihet ende në çfarë mase mund të ketë qenë i përfshirë drejtori i Burgut të Rogozhinës. Kur forcat operacionale të Policisë së Elbasanit kanë shkuar për të kryer kontrollin në zyrën e tij, ka pasur rezistencë nga policia e burgut për të lejuar hyrjen. Megjithatë, dera është hapur me forcë dhe drejtori, i cili nuk ndodhej në zyrë në momentin e ndërhyrjes, më pas është vetëdorëzuar. Ai ka mohuar përfshirjen në aktivitetin kriminal”, tha gazetari.

Kujtojmë që Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim pas zbulimit të shtëpisë së barit, është vetëdorëzuar në polici.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026