Gazetari: Ka pasur denoncime për sanitaren, por u tërhoqën sapo u zbuluan mijëra €

10 Janar 2023 | 11:27

Gazetari Poli Hoxha thotë se ndaj sanitares Rozeta Dobi ka pasur denoncime për vjedhje të banesave.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se denonicmet u tërhoqën, kur policia zbuloi shumën prej rreth 405 mijë euro dhe 8 500 dollarë, pas një kontrolli në banesën e saj.

“Denoncimet e tjera që janë tërhequr, janë tërhequr sa doli në lojë çështja e parasë. Po, janë tërhequr, kjo nuk ka rëndësi. Janë tërhequr sapo u gjetën paratë. Këta kanë funksionuar siç funksionon rëndom, në çdo ambient pune apo ambient miqësor.

Kjo pastruese kishte punuar 5 vjet dhe këta ia rekomandojnë njëri-tjetrit. Rrethi i saj dihet se kush ishte. E gjitha kjo, për mendimin tim, nuk duhet të përqëndrohet thjesht te grabitja dhe të mbyllet me këto para jetime të cilat i sekuestron shteti”, theksoi ai.

Gjykata ka lënë në burg sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Henri Dobi, pasi akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove dhe bizhuterive nga banesa e zyrtares Alda Klosi.

Pas një kontrolli në banesën e sanitares, u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro dhe 8 500 dollarë dhe një sasi aksesorësh floriri.

Sanitarja ka deklaruar se të gjithë shumën e ka marrë nga banesa e Alda Klosit, por zytarja është shprehur vetëm për shumën 120 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026