Gazetari Koka: Policia e implikuar, parcelat e drogës kultivohen me gjithë kushtet

29 Mars 2023 | 09:18

Gazetari Spartak Koka tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se policia është e implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Sipas tij, diçka e tillë është lehtësisht e kuptueshme që nga momenti kur parcelat e drogës kultivohen me të gjitha kushtet.

“Nga një anë kemi një retorikë ku na thuhet që s’do të kemi më kultivim, nuk ka më kultivim dhe nga ana tjetër ne shikojmë investime të tilla, parcela të tilla dhe në ambiente të jashtme. Malësia e Madhe po na tregon se ata nuk pyesin as për polici dhe për askënd tjetër, 10 mijë rrënjë janë shumë dhe na tregojnë sa e dobët është policia dhe shteti shqiptar para organizatave kriminale dhe grupeve kriminale të cilat kanë buxhet sot, kanë financa dhe nuk e kanë problem sot të humbin as 3 apo 4 parcela sepse ata do t’i rikthehen sërish,” – u shpreh Koka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024