Gazetari: Nëse Rusia sulmon anijet me grurë, Turqia sanksione të rënda

31 Tetor 2022 | 10:40

Gazetari Abdylvehap Ejupi u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania, se nëse Rusia do të sulmojë anijet me grurë që nisen nga Ukraina, do të ketë një reagim nga Turqia, i cili do të jetë fatal për shtetin rus.

“Nëse Rusia sulmon anijet me grurë, do ketë reagim nga Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara, së bashku me vende të tjera do të marrin një vendim për sanksione edhe më të tepërta. Sanksionet e Turqisë do ishin fatale për Rusinë”, tha ai.

Gazetari sqaroi më tej se autoritetet turke janë në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse për marrëveshjen e realizuar.

“Turqia bëri thirrje në një komunikatë sot, që përkrah marrëveshjen e realizuar për grurin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse”, u shpreh më tej gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026