Gazetari nga Kosova: Koleges i ranë copat e xhamit në fytyrë, na sulmuan 4 serbë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën e djeshme është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke lënduar dy nga pjesëtarët e ekipit dhe duke shkaktuar dëme materiale.
Drin Demiri, gazetar nga Kosova tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Abania se gjatë raportimit ishin sulmuar nga 4 serbë të cilët kishin qëlluar me gurë në drejtim të tyre.
Për pasojë, gazetarja Qëndresa Bellagoshi, e cila ndodhej bashkë me të në makinë me grupin e xhirimit, ka marrë dëmtime në fytyrë nga copat e xhamit.
“Unë dhe kameramani kemi qenë në pjesën e pasme të makinës, ndërsa Qëndresa dhe shoferi para. pasi jemi sulmuar me gurë, jemi ndalur dhe kam parë Qëndresën me fytyrë me gjak. Kam parë që ishte e një gur i madh, copëzat e xhamit i kanë rënë në fytyrë”, tregoi gazetari.
Ai rrëfeu se janë detyruar të kalojnë në një zonë kur ishin barrikadat kur janë përballur me 4 persona, që janë ulur të marrin gurë për t’i sulmuar.
“E kemi pritur që do na sulmonin. Në këtë moment kemi nxjerrë celularët për të kapur momentin e sulmit, nuk kemi mundur t’i identifikojmë pasi kanë vënë menjëherë shaje në fytyrë. Kur na kanë sulmuar, janë larguar menjëherë pas barrikadave”, rrëfeu ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb