Gazetari: Rama përmendi Erdoganin në mes të parlamentit të Izraelit, ja çfarë tregon kjo
Këtë të hënë në Now në Euronews Albania me Erla Mëhillin është trajtuar vizita e Kryeministrit Edi Rama në Izrael, ku ky i fundit ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Izraelit në kuadër të një vizite speciale.
Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në studio, ka folur rreth fjalimit të Ramës dhe ka përmendur faktin, sipas tij, që kryeministri ka përmendur Erdoganin në mes të Knesetit, një prej përfaqësuesve politikë, sipas tij, që ka polemika të forta me Netanjahun për çështjen e Gazës.
“Tani në këto momente Izraeli ka një problem legjitimiteti ndërkombëtar, ku vende shumë të rëndësishme të BE-së, si Spanja, Irlanda, sa ata thonë miqtë tanë spanjollë na kanë inat etj. Një vend me shumicë myslimane, tha Netanjahu. Nuk i bëhet vonë Netanjahut, ai nuk do t’i japë legjitimitet Ramës brenda vendit. Atij i intereson, Izraelit i intereson narrativa e një vendi me shumicë myslimane. Nuk i doli kundër Erdoganit, e përmendi në mes të Knesetit, tha për gjithë myslimanët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, vëllezërit tanë palestinezë dhe vuajtjen e tyre të tmerrshme.” -tha Xhafo.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”